Në ditën e dytë të vizitës në Paris, kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq ka biseduar me biznesmenë, drejtues të kompanive të shoqatës më të madhe të biznesmenëve në Francë – MEDEF, të cilët treguan interesim të madh për Malin e Zi.
Nënkryetari Shoqatës së biznesmenëve MEDEF, Fabris le Sashe, tha për Televizionin e Malit të Zi se biznesmenët francez janë të gatshëm të investojnë në Mal të Zi dhe të jenë pjesë e zhvillimit ekonomik të vendit tonë.
Ai tha se Mali i Zi është një ekonomi me rritje të shpejtë, një vend dinamik me investime në shumë sektorë: turizëm, industri dhe infrastrukturë.
„Ne duhet ta kapim këtë valë dhe të jemi pjesë e ekonomisë në rritje të këtij vendi. Ne duhet ta ndihmojmë Malin e Zi, të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe të bëhet anëtar i plotë, sepse ne kemi nevojë për Malin e Zi nëse duam që BE-ja të jetë e fortë,“ tha nënkryetari i Shoqatës.
Shoqata e Biznesmenëve Francez është thellësisht e përkushtuar që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur.