MALI I ZI ËSHTË I GATSHËM TË OFROJË TË GJITHË NDIHMËN E NEVOJSHME PËR MIQTË E TIJ

Mali i Zi është i gatshëm të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme për miqtë e tij, tha kryeministri në mandat teknik Dritan Abazoviq në lidhje me tërmetin që goditi Turqinë mëngjesin e sotëm. “Jemi të tronditur nga skenat tronditëse të tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë. Ne ndajmë dhimbjen dhe ngushëllimin tonë me familjet e viktimave, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë.”

„I tmerruar nga lajmet dhe pamjet e vuajtjeve të mëngjesit të sotëm nga Turqia dhe Siria. Mendimet e Malit të Zi janë me familjet e viktimave dhe mijëra të lënduarve,“ tha presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Këtë e ka shkruar Gjukanoviq në Twitter, duke u shprehur ngushëllimet më të thella miqve dhe aleatëve të tij, presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, si dhe urimet për shërim të shpejtë të të lënduarve.

Kryetarja e Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, në emër të Kuvendit të Malit të Zi dhe në emër të saj, shprehu ngushëllimet më të thella për familjet e të vrarëve në tërmetin shkatërrues në Turqi, ndërsa të lënduarve u uroi shërim të shpejtë dhe të suksesshëm.

Po ashtu, kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave pas tërmetit në Turqi. „Në emër të Komunës së Tuzit dhe në emrin Tim personal, shprehi ngushëllimet e thella për familjet e viktimave në këto momente të vështira pas tërmetit të tmerrshëm që goditi Turqinë,“ shkruan Gjeloshaj.  

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka bërë të ditur se sipas informacioneve që disponon aktualisht, nga tërmeti shkatërrues në Turqi, asnjë shtetas malazez nuk ka humbur apo lënduar. “Ambasada e Malit të Zi në Ankara, si dhe Konsullata e Përgjithshme në Stamboll, po monitorojnë situatën dhe janë në kontakt me qytetarët tanë dhe autoritetet kompetente në Republikën e Turqisë”, thuhet në llogarinë e MPJ-së në Twitter. Gjithashtu, bëhet e ditur se pjesëtarët e shërbimeve të mbrojtjes dhe shpëtimit nga disa qytete në Mal të Zi sonte do të nisen për në Turqi, ku do të ndihmojnë kolegët e tyre turq në evakuimin e popullatës së mbetur në rrënoja pas tërmetit shkatërrues që goditi atë vend.

SHARE