Aktorja dhe moderatorja televizive, Amanda Holden, na ka dhënë një ide të shkëlqyeshme për veshje, e cila duket shumë bukur, por edhe do të na bëjë të ndihemi këndshëm.
Ajo fundin e satenit e ka kombinuar mjeshtërisht dhe nga shumë ekspertë ka merituar dhjetëshe të pastër.
Nuancat e buta japin dozë femërore, posaçërisht u rrinë mirë biondeve, transmeton Telegrafi.
Palltot e tilla janë në trend, mbrojnë nga të ftohtit dhe duken absolutisht fuqishëm, por as aktorja nuk ka mundur t’i rezistojë.
Kjo ngjyrë e butë rozë është përshtatur shkëlqyeshëm në gjithë veshjen.
Çizmet e bardha me taka të lartësisë mesatare kanë bërë që figura të duket më e hollë.
/Telegrafi/