PROTESTAT NË PODGORICË DHE CETINË KALUAN PA NDONJË INCIDENT

Foto: Boris Pejović

Sa i përket tubimeve publike të mbajtura të dielën në Cetinë dhe Podgoricë, Drejtoria e Policisë ka njoftuar opinionin se protestat janë mbajtur në mënyrë paqësore dhe dinjitoze pa asnjë incident më të vogël, si dhe pa asnjë bazë për ndonjë veprim apo zbatim të kompetencave policore.

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Policisë shfrytëzojnë rastin të falënderojnë edhe një herë qytetarët për qëndrimin e tyre korrekt në këtë kohë të vështirë për shoqërinë tonë,“si gjatë vetë tubimeve, ashtu edhe në qëndrimin ndaj policëve që u angazhuan në sigurimin e këtyre tubimeve publike”, theksuan nga Drejtoria e Policisë.

SHARE