NË SEANCËN E KUVENDIT MË 21 JANAR, DEPUTETËT DO TË DISKUTOJNË PËR BUXHETIN

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Andrija Mandiq, me kërkesë të Qeverisë së Malit të Zi, caktoi seancën e parë të jashtëzakonshme të Parlamentit në vitin 2025 për më 21 janar.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Malit të Zi të caktuar për më 21 janar, ndër të tjera do të diskutohet edhe për Buxhetin e vitit 2025.

“Në bazë të nenit 128, paragrafi 4 i Rregullores së Kuvendit të Malit të Zi dhe me kërkesë të Qeverisë së Malit të Zi, po thërras mbledhjen e 28-të  të Kuvendit të Malit të Zi, për seancën e parë të jashtëzakonshme në vitin 2025 për më 21 janar (e martë)”, tha Mandiq.

Në seancë pritet që deputetët të diskutojnë edhe disa propozime të tjera.

Të rikujtojmë se seanca që do të diskutohej për buxhetin nuk u mbajt në fund të vitit të kaluar për shkak të bllokadës së opozitës, e cila kërkoi tërheqjen e vendimit për pensionimin e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese.

SHARE