RAMA TAKON PRESIDENTIN DHE KRERËT E INSTITUCIONEVE

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin Bajram Begaj këtë të premte. Rama shkruan se takimi u zhvillua për ta informuar kreun e shtetit mbi cështjet kryesore të këtij viti siç është mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimi i ambasadorëve. “Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”, shkruan Rama në rrjetet sociale bashkëngjitur me foton pas takimit. Pasi la zyrën e Presidentit Begaj, ndalesën e radhës Rama e bëri tek Pallati i Koncerteve, ku vijoi një tjetër takim, kësaj radhe me drejtuesit e institucioneve, si dhe ministra e deputetë. Axhendën e takimeve e vijoi me krerët politikë të qarqeve, ku në fokus janë zgjedhjet lokale të 14 Majit.

SHARE