HYN NË FUQI I ASHTUQUAJTURI “ARMËPUSHIM” I KREMLINIT

Armëpushimi i shpallur nga Kremlini në Ukrainë, për Krishtlindjen Ortodokse, hyri në fuqi më 6 janar, por është e paqartë nëse ndonjëra palë do t’i përmbahet, pasi Kievi dhe disa qeveri perëndimore – përfshirë Qeverinë amerikane – e quajtën armëpushimin si pretekst të Rusisë për t’u rigrupuar, pas ngecjeve që ka pësuar në fushëbetejë gjatë javëve të fundit. Televizioni rus tha se armëpushimi hyri në fuqi në mesditë, me kohën lokale të Moskës, dhe do të zbatohet “përgjatë gjithë vijës së kontaktit” në Ukrainë. Por, zyrtarët ukrainas në Kramatorsk raportuan për bombardime dhe agjencia shtetërore e lajmeve ruse, TASS, tha se forcat ruse kanë granatuar Donjeckun “pikërisht në mesditë”. Ndërkaq, Ukrinform raportoi se pothuajse një orë pas nisjes së armëpushimit janë lëshuar në mbarë vendin sirenat paralajmëruese për sulme ajrore.

SHARE