BESIMTARËT ORTODOKSË FESTOJNË DITËN E BUZMIT

Besimtarët ortodoksë festojnë Ditën e Buzmit, e cila lajmeron festën më të lumtur të krishterë, Krishtlindjen – lindjen e Birit të Zotit, Jezu Krishtit. Mitropolia bregdetare e Malit të Zi organizoi ndezjen e buzmit në Nikshiq, sot rreth orës 13, para kishës së Shën Vasilit të Ostrogut. Buzmi u ndez nga peshkopi Joankije në prani të Kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq. Për shkak të situatës komplekse epidemiologjike, Kisha Ortodokse Serbe në Malin e Zi nuk ka organizuar tubime masive për Ditën e Buzmit në asnjë qytet, duke përfshirë ndriçimin qendror të pemës së Krishtlindjes para Manastirit të Cetinjes. Dje Mitropolia bregdetare malazeze dhe udhëheqësia e manastirit të Cetinës kanë apeluar tek të gjithë besimtarët, të cilët nuk jetojnë në Cetinë që në ditën e buzmit dhe për Krishtlindje të rrinë në shtëpitë dhe qytetet e veta.

SHARE