TUZI PO FITON NJË KËND TË RI PËR FËMIJË DHE TERRENE MODERNE SPORTIVE

Komuna e Tuzit së shpejti do të fitojë një kënd të ri për fëmijë dhe terrene moderne sportive, pasi Ministria e Punëve Publike ka nisur realizimin e projektit për ndërtimin e një kompleksi të ri sportiv dhe rekreativ.

Kompleksi do të ndërtohet poshtë kodrës, mbi shëtitoren e Deçiqit. Ai do të përfshijë një kënd lojërash me koncept bashkëkohor, një fushë futbolli për aktivitete sportive e rekreative, si dhe një fushë basketbolli. Projekti parashikon gjithashtu rregullimin e hapësirave të parkut me gjelbërim, shtigje për këmbësorë dhe zona për pushim.

Nga realizimi i këtij projekti, qytetarët e Tuzit, dhe sidomos më të rinjtë, do të përfitojnë hapësira të reja publike të rregulluara për lojë, sport dhe qëndrim në ambient të hapur.

Ministria e Punëve Publike thekson se me këtë investim vazhdon mbështetja për zhvillimin e infrastrukturës lokale, duke krijuar kushte për një jetë më cilësore dhe më të pasur për banorët e Tuzit.

SHARE