QEVERIA NË FRANCË U RRËZUA, MOCIONI I MOSBESIMIT KALOI ME 331 VOTA

Foto: Newsbomb

Qeveria e Michel Barnier zgjati vetëm tre muaj: një mocion mosbesimi nga e majta, e votuar gjithashtu nga e djathta ekstreme e Marine Le Pen, u miratua me 331 vota në Asamblenë Kombëtare. Ky është ekzekutivi i dytë i rrëzuar nga një mocion mosbesimi pas atij të Georges Pompidou (Zhorzh Pompidu) në 1962.

Presidenti Emmanuel Macron, i cili sapo është kthyer nga Arabia Saudite ku ishte për një vizitë shtetërore, synon të emërojë një pasardhës brenda një disa orë.

Ndërsa fjalimi i kryeministrit Barnier para votimit rezultoi një dështim. Ai u kërkoi deputetëve që të mos e largonin, pasi tha se borxhi nuk do të zhdukej edhe nëse qeveria do të binte.

Por Marine Le Pen, nga “Fronti Kombëtar” e ekstremit të djathtë dhe Éric Coquerel, i së majtës radikale e kanë akuzuar atë për dështimin dhe se nuk ka dëgjuar shqetësimet e tyre për buxhetin.

“Zgjodhëm të mbrojmë francezët, nuk e konsideroj fitore”. Kështu u shpreh Marine Le Pen, kryetarja e deputetëve të Kuvendit Kombëtar, pas miratimit të mocionit të mosbesimit. “Zgjedhja që bëmë është të mbrojmë francezët”, tha ajo.

73-vjeçari Barnier qenë në një pozicion të pasigurt që nga dita kur u bë kryeministër në shtator, me emërimin e tij pas zgjedhjeve në të cilat asnjë parti nuk kishte mandate të mjaftueshme për të qeverisur vetë.

Ekspertët thonë se Macron po luan bixhoz pas humbjes së thellë, sepse po drejton një vend pa qeveri, pa një drejtim të saktë për të ndjekur dhe pa manovra financiare përballë një deficiti publik rekord. Sipas tyre kriza i ka rrënjët në mbrëmjen tronditëse të 9 qershorit, kur ai humbi keq në zgjedhjet evropiane, të fituara sipas të gjitha parashikimeve nga Marine Le Pen.

SHARE