MILLATOVIQ-RUTTE: MALI I ZI DUHET TË EMËROJË NJË AMBASADOR NË NATO SA MË SHPEJT TË JETË E MUNDUR

NATO Secretary General Mark Rutte with the President of Montenegro, Jakov Milatović

Foto: Kabineti i Presidentit të Malit të Zi / Kabinet Predsjednika Crne Gore

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, i cili po qëndron për një vizitë pune në Bruksel, ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

“Diskutuam një sërë temash dhe arritëm në përfundimin se Mali i Zi duhet të emërojë një ambasador në NATO sa më shpejt që të jetë e mundur dhe në diskutime me Qeverinë do të propozoj që ai të jetë diplomati ynë i karrierës dhe mendoj se kjo është mënyra për t’iu qasur kësaj teme”, tha Millatoviq.

Siç njoftoi Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Presidentit të Malit të Zi, në takim u diskutua edhe për qëndrimin e Malit të Zi për mekanizmin e mbështetjes për Ukrainën, që ishte një nga konkluzionet e samitit në Uashington. Sekretari i ri i Përgjithshëm thotë se i është mirënjohës Malit të Zi për kontributin e tij në sigurinë e përbashkët dhe për përpjekjet e tij për të forcuar sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

“Mali i Zi është një aleat i çmuar që kontribuon në forcat e NATO-s në Bullgari dhe Letoni, duke ndihmuar në parandalimin dhe mbrojtjen. Mali i Zi promovon paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Trupat tuaja janë në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë dhe ju ndihmoni edhe në misionin trajnues të NATO-s në Irak. Unë e përgëzoj Malin e Zi që ndan dy për qind të PBB-së për mbrojtjen dhe kam besim tek të gjithë aleatët që të marrin një vendim të vështirë dhe të ndajnë shumë më tepër. Mali i Zi gjithashtu mbështet Ukrainën dhe luftën e saj kundër agresionit rus, duke ofruar pajisje ushtarake dhe stërvitje për ushtarët,” tha Rutte.

SHARE