FORCIM I BASHKËPUNIMIT MES MALIT TË ZI DHE GJERMANISË NË FUSHËN E MINIERAVE DHE NAFTËS

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Marrëdhëniet tradicionalisht të mira ndërmjet Malit të Zi dhe Gjermanisë paraqesin bazë të shkëlqyer për bashkëpunim të mëtejshëm dhe intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike dhe biznesore mes dy vendeve, bërë të ditur ministri i Minierave, Naftës dhe Gazit, Admir Shahmanoviq gjatë takimit me ambasadorin Peter Felten.

Bisedimet u fokusuan në shfrytëzimin e qëndrueshëm të lëndëve të para minerale dhe valorizimin e burimeve natyrore në përputhje me parimet e ekonomisë së gjelbër. Shahmanoviq prezantoi projektet kryesore zhvillimore të departamentit të tij, me theks të veçantë në nevojën e krijimit të dokumenteve strategjike që do të udhëheqin politikat në sektorin e minierave, naftës dhe gazit.

Gjithashtu shtoi se aktivitetet që synojnë sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm me derivatet e naftës janë aktualisht ndër prioritetet më të rëndësishme të Ministrisë.

SHARE