DERI NË FUND TË VITIT PRITET TË REALIZOHET MBI 93 PËR QIND E BUXHETIT KAPITAL

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Realizimi i buxhetit kapital deri në fund të këtij viti duhet të jetë mbi 93 për qind, ka paralajmëruar drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë për Menaxhimin e Investimeve Publike dhe Politikat e Prokurimit Publik në Ministrinë e Financave, Jellena Jovetiq.

Ajo në seancën e Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Financa dhe Buxhet, i cili shqyrtoi raportin për realizimin e buxhetit kapital të Malit të Zi për tremujorin e tretë, tha se nga buxheti kapital janë paguar 111 milionë, që është diku rreth 47 për qind.

“Kjo është rreth 14 milionë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tha Jovetiq.

Ajo prezantoi edhe të dhënat e fundit për 11 muaj, sipas të cilave për periudhën e përmendur janë paguar 157 milionë euro, që është 66 për qind e realizimit të buxhetit kapital.

Kjo është rreth 28 milionë euro më shumë se në periudhën krahasuese.

Jovetiq rikujtoi se me ribalancimin e buxhetit kanë devijuar mjete shtesë që kanë të bëjnë me paradhënien e autostradës Mateshevë-Andrijevicë.

“Me këto mjete shtesë që janë devijuar në projekte të tjera kapitale, presim që të intensifikohet dinamika e realizimit të projekteve të caktuara kapitale, kështu që deri në fund të vitit presim të paguajmë edhe 50 milionë për projekte kapitale, që do ta rrisin realizimin e buxhetit kapital në mbi 93 për qind deri në fund të këtij viti”, ka thënë Jovetiq.

SHARE