1.25 MILIONË EURO PËR PËRSHTATJEN E QENDRAVE SHËNDETËSORE NË HERCEG NOVI DHE TIVAR

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Vojisllav Shimun, nënshkroi sot kontratën me kompaninë Roaming Montenegro nga Nikshiqi për “kryerjen e punimeve në Qendrën Shëndetësore Herceg Novi dhe Qendrën Shëndetësore të Tivarit”, në vlerë prej afro 1.25 milionë euro, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në nënshkrimin e kontratës, e cila realizohet në kuadër të projektit “Efiçienca energjetike në Mal të Zi – faza e dytë”, mori pjesë edhe ministri i Energjisë Sasha Mujoviq. Pas nënshkrimit, ai theksoi se ka vazhduar një projekt mjaft i suksesshëm, i cili ka filluar në vitin 2018 me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, fokusi i të cilit është përmirësimi i efikasitetit energjetik në ndërtesat publike në Mal të Zi.

“Përmes këtij projekti janë përmirësuar 38 objekte publike nga aspekti i efiçiencës energjetike dhe përfitimet janë të shumëfishta. Së pari dhe më kryesorja është rritja e efiçencës energjetike dhe ulja e përdorimit të burimeve të energjisë, e cila është në nivelin 35 për qind. Përmes zvogëlimit të konsumit, arrihet kursimi financiar, të cilat sërish derdhen në buxhet dhe kemi mjete të reja për disa projekte të reja për promovimin e efiçiencës së energjisë”, tha Mujoviq, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Shimun theksoi se Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Energjisë kanë vazhduar me sukses zbatimin e projektit.

“Efiçenca energjetike në Mal të Zi”, e cila synon, ndër të tjera, të përshtatë institucionet shëndetësore dhe në këtë mënyrë të përmirësojë efiçencën e energjisë, por edhe të sigurojë kushte më të mira pune dhe rehati si për punonjësit ashtu edhe për pacientët. Deri më tani përmes këtij projekti janë përshtatur 29 institucione shëndetësore, me vlerë totale prej 12.2 milionë euro. “Sot kemi nënshkruar kontratë me kompaninë ROAMING MONTENEGRO nga Nikshiqi, për kryerjen e punëve në përmirësimin e efikasitetit energjetik për Qendrën Shëndetësore Herceg Novi dhe Qendrën Shëndetësore Tivar në vlerë prej 1.25 milionë euro”, tha ministri Shimun.

SHARE