MILLATOVIQ ME AMBASADORËT E BE-së: ËSHTË REALISTE TË MBYLLEN TË GJITHË KAPITUJT E BE-së PËR DY VJET

Mali i Zi ka avancuar më së shumti në negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian dhe me vazhdimin e reformave ekziston mundësia reale që të gjithë kapitujt e negociatave të mbyllen deri në fund të vitit 2026, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Presidenti i Malit të Zi, ka biseduar me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, me rastin e përfundimit të presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian.

Ai sot u takua me ambasadoren e BE-së në Mal të Zi Oana Kristina Popa dhe ambasadorin spanjoll Raul Bartolomeo Molini.

Milatoviq i njoftoi diplomatët për zhvillimet pozitive që ka shënuar Mali i Zi në periudhën paraprake.

“Mali i Zi mori një qeveri pro-evropiane dhe me arritjen e një konsensusi të subjekteve politike ka filluar procesi i emërimeve në gjyqësor, që është një hap i rëndësishëm në fushën e sundimit të ligjit”, tha Millatoviq, duke thënë se është të nevojshme për të përmbyllur sa më shpejt procesin e emërimeve në gjyqësor dhe për të vazhduar me zbatimin e reformave të rëndësishme në kapitujt 23 dhe 24.

SHARE