GJUKANOVIQ-BOZKIR: PËRMIRËSIMI I CILËSISË SË JETËS ËSHTË DOBIA MË E RËNDËSISHME PËR BE

Siç kumtohet nga zyra e presidentit malazez, Gjukanoviq, në takim me Bozkir dhe anëtarët e Këshillit që po qëndrojnë në vizitë në Mal të Zi, ka thënë se është i bindur se dialogu intensiv politik rrit bashkëpunimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Gjukanoviq me këtë rast shprehu kënaqësinë me cilësinë e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe afirmimin e rolit të ambasadorëve në mënyrë që të përmirësohet bashkëpunimi, kryesisht në fushat e mbrojtjes, arsimit dhe kulturës.

“Një kontribut i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë ofrohet nga përfaqësuesit e kombeve të pakicave në të dy vendet”,  tha Gjukanoviq.

SHARE