MBI 3 MIJË VIKTIMA NË LIBAN / BILANCI NEGATIV NË LUFTËN MES IZRAELIT DHE HEZBOLLAHUT

Sulmet izraelite në Liban kanë vrarë më shumë se 3 mijë njerëz në 13 muajt që kur kanë nisur luftimet midis Hezbollahut dhe Izraelit përgjatë kufirit jugor të Libanit.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi të hënën se që nga nisja e luftës janë plagosur më shumë se 13 mijë e 400 që nga fillimi i agresionit të Izraelit kundër Libanit.

Sipas shifrave ka më shumë se 580 gra dhe të paktën 185 fëmijë në mesin e 3 mijë personave të vrarë deri më tani.

Nga njëra anë Izraeli pretendon se qindra ushtarë të Hezbollahut janë vrarë në sulmet e tij, ndërsa dëshmitarët nga komunitetet e bombarduara në të gjithë Libanin tregojnë për numrin e lartë të viktimave civile nga sulmet ajrore.

UNICEF, agjencia e OKB-së për fëmijë, tha javën e kaluar se të paktën një fëmijë në ditë ishte vrarë në Liban gjatë muajit të kaluar.

Numri në rritje i viktimave vjen pasi rreth 1.2 milionë e popullsisë së Libanit prej 5.8 milionë banorësh janë zhvendosur me forcë nga qytetet, qytezat dhe fshatrat.

SHARE