DERI TANI, PROGRAMI „EVROPA TANI 2“ PO ZBATOHET PA PROBLEME

Zbatimi i programit „Evropa Tani 2“ ka filluar pa probleme të theksuara, njoftuan në programin e mëngjesit të TVMZ përfaqësues të Unionit të Punëdhënësve dhe Unionit të Sindikatave të Lira të Malit të Zi.

Nga Unioni i Sindikatave të Lira thonë se është ende herët për të nxjerrë përfundime në lidhje me zbatimin e programit „Evropa Tani 2“, sepse jo të gjithë punonjësit kanë marrë ende pagat e tyre për muajin tetor.

Sipas përfaqësueses së Unionit të Sindikatave të Lira të Malit të Zi, Ivana Mihajlloviq, këto ditë ai sindikatë merr më së shumti thirrje nga punëtorët që kontrollojnë nëse llogaritja e pagave të tyre është e saktë.

“Disa prej tyre kanë dilema nëse ishin në pushim mjekësor për të pyetur se cilat janë të drejtat e tyre dhe çfarë pason. Në anën tjetër kemi edhe shumë pyetje që kanë të bëjnë me zbatimin e kontratave kolektive, sidomos në nivel të punëdhënësit, pagesën e përfitimeve të caktuara në ato marrëveshje kolektive”, thotë Mihajlloviq.

“Shpresojmë që të gjithë punëdhënësit t’i përmbushin obligimet e tyre, para së gjithash sepse punëdhënësit e kanë përkrahur plotësisht programin Evropa 2 dhe nuk kanë gjetur ndonjë gjë të kundërshtueshme në të, prandaj presim që programi të zbatohet plotësisht. Ata punëtorë që kanë marrë pagën minimale sigurisht që janë shumë të kënaqur me këtë rritje”, thotë Mihajlloviq.

Nga Sindikata e Punëdhënësve të Malit të Zi thonë se nuk kanë ndonjë problem të raportuar sa i përket fillimit të zbatimit të Strategjisë Fiskale, gjegjësisht rritjes së pagave përmes programit „Evropa Tani 2“.

SHARE