Nxirrni më shumë nga stërvitjet e mundimshme, duke i aplikuar këto këshilla
Stërvitja juaj nuk do të duhej të përfundonte pas serisë së fundit të cilën e keni bërë.
Trajneri i njohur i fitnesit, Nick Clayton, për revistën ‘Muscle and Fitness’, ka zbuluar gjashtë këshilla themelore të cilat duhet t’i aplikoni pas stërvitjes.
Përdorni cilindrin e shpuzës
Cilindri i shpuzës ka aftësi të eliminojë nyjat e muskujve në indet e buta të cilat mund të shkaktojnë dhembje të muskujve. Këtë teknikë mund ta praktikoni para dhe pas stërvitjes, transmeton Telegrafi.
Ftoheni trupin
Pas aplikimit të ushtrimit të fundit mos ikni menjëherë nga palestra. Kujdes të veçantë kushtoni pjesëve të trupit të cilat atë ditë i keni ushtruar, për shembull, sa ushtrime i keni bërë për pjesën e sipërme të trupit, pas programit të përcaktuar bëni kardio të butë si p.sh. ushtrimi sikur me lopata barke në ergonometër.
Shtrirja
Shtrirja e drejtë i ndihmon sistemit nervor që të qetësohet dhe të rigjenerohet. U rekomandohet posaçërisht stërvitësve të cilët punojnë me pesha më të mëdha.
Rihidratimi
Pa pirje adekuate të ujit gjatë stërvitjes, trupi dhe zemra do të punojnë më fort gjë që në fund do t’ju lodhë më shpejt. Hidratimi cilësor rregullon temperaturën e trupit, “lubrifikon” nyjat dhe me kohë ndikon në punën e organeve të tretjes.
Përdorni proteina
Përdorimi i suplementeve të proteinave në afatin kohor prej një orësh pas stërvitjes ndihmon në përtëritjen e indeve të muskujve të dëmtuar.
Bartni rroba kompresive
Rrobat kompresive siç janë pantallonat, dorezat, çorapet dhe fanellat do t’ju ndihmojnë që t’ju ulet niveli i toksinës në muskuj, do të përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe do të shpejtoni këndelljen. /Telegrafi/