Ja se si sheqeri u ndihmon qelizave të kancerit që të pushtojnë trupin tonë.
Edhe pse tashmë ekziston lidhja e dëshmuar midis kancerit dhe sheqerit, shkencëtarët nuk kanë arritur të kuptojnë se si ajo saktësisht duket – së paku deri tani.
Falë hulumtimit nëntëvjeçar, shkencëtarët më në fund kanë bërë një përparim të madh dhe kanë zbuluar se si saktësisht sheqeri “ushqen” kancerin dhe e bën edhe më vdekjeprurës.
E gjitha reduktohet në mekanizëm në të cilin qelizat e kancerit e metabolizojnë sheqerin.
Pothuajse të gjitha qelizave në trup u nevojitet energjia dhe deri te energjia arrijnë nëpërmjet sheqerit në ushqimin të cilin e hamë, transmeton Telegrafi.
Qelizave të kancerit gjithashtu u nevojitet sheqeri në mënyrë që të rriten. Mirëpo, ato marrin e glukozë dukshëm më shumë sesa marrin qelizat e shëndetshme, si edhe shpejtësinë me të cilën fermentizojnë glukozën në thartirë qumështi.
Kjo është e njohur si Efekti i Varburgut dhe shkencëtarët konsiderojnë që ai mund të ketë lidhje me rritjen e vrullshme të saj. Mirëpo, është vështirë të zbulohet a është simptomë Efekti i Varburgut apo shkaktar i kancerit.
Hulumtuesit kanë besuar që rritja e qelizave të kancerit mund të jetë e ngadalësuar duke ua zvogëluar sheqerin, mirëpo aktualisht nuk ekziston metodë me të cilën do të mund të bëhen “të uritura” këto qeliza, ndërkaq të tjerat të marrin sheqer.
Prandaj është i rëndësishëm mekanizmi biologjik pas rritjes së metabolizmit të glukozës. Në të ndoshta fshihet çelësi i të uriturit të qelizave të kancerit dhe i ushqimit.
“Hulumtimi ynë ka treguar se si konsumimi i tepërt i sheqerit qelizat kancerogjene çon në shtimin e rritjes dhe përhapjes së kancerit. Kjo lidhje midis sheqerit dhe kancerit mund të ketë pasoja shkatërruese”, konstatojnë hulumtuesit.
Ata kanë hulumtuar tharmin dhe kanë vërejtur se si degradimi i sheqerit është i lidhur me aktivizimin e proteinave Ras, të cilat stimulojnë shumëzimin e qelizave të tharmit, apo edhe qelizave të kancerit.
Me fjalë të tjera, hulumtuesit kanë zbuluar që tharmi i cili ka pasur vrull të madh të sheqerit ka çuar deri në aktivizimin e tepruar të proteinave Ras, i cili pastaj u ka mundësuar qelizave të kancerit që të shumëzohen me shpejtësi të madhe.
Megjithatë, ata theksojnë që zbulimi shkencor nuk është e njëjta gjë si edhe zbulimi mjekësor dhe që janë të nevojshme hulumtime të mëtejshme në mënyrë që rezultatet e tyre të mund të përdoren në luftën kundër kancerit. /Telegrafi/