SUKSESI I MALIT TË ZI ËSHTË I RËNDËSISHËM PËR RAJONIN DHE BE-në

Parlamentarët evropianë janë të gatshëm të ofrojnë të gjithë mbështetjen që rruga e reformës së Malit të Zi të ketë sukses, theksoi zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq pas darkës së mbrëmshme të punës me delegacionin e Parlamentit Evropian. Duke deklaruar se me deputetët e BE-së ka biseduar hapur, miqësisht dhe profesionalisht për të gjitha sfidat me të cilat përballen Abazoviq theksoi se suksesi i Malit të Zi është i rëndësishëm jo vetëm për vendin tonë, por edhe për rajonin dhe Bashkimin Evropian. “Duke theksuar rëndësinë e dialogut politik si mekanizëm për zgjidhjen e krizës politike dhe zhbllokimin e Kuvendit si parakusht për reformat që na presin në fushën e sundimit të ligjit, Abazoviq tha se Mali i Zi, pavarësisht nga të gjitha pengesat, ka arritur rezultate të lakmueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit”, thuhet në njoftimin e qeverisë. Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri i informoi deputetët e BE-së për konfiskimin historik të kokainës në Mal të Zi, sulmin ndaj kontrabandistëve të duhanit, arrestimin e drejtuesve të klaneve kriminale transnacionale, por edhe rëndësinë e miratimit të Ligjit për origjinën e pronës në Mal të Zi.

SHARE