SI PASOJË E KORONAVIRUSIT 15 PERSONA VDIQËN, MË I RIU 25 VJEÇAR

Në Mal të Zi, në 24 orët e fundit, 15 persona kanë vdekur nga koronavirusi, nga të cilët më i riu ishte 25 vjeç dhe janë regjistruar gjithsej 738 raste të reja pozitive me infeksion, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi (ISHP). Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin total të të testuarve për 04.11.2021 ishte 23.54%. Deri në orën 15:00 u raportua shërim i 531 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 5,285.

SHARE