NESËR PROTESTA / HOTELIERËT NUK DO TË RESPEKTOJNË MASAT

Shoqata e hotelierëve nga Podgorica, Tivat,Budva dhe Kotor thanë se nuk do të respektonin masën e Institutit tëShëndetit Publik (ISHP) për mbylljen e ambienteve të hotelierisë. Në letrën që ata dërguan tek Trupi KoordinuesKombëtar për Sëmundjet Infektive (NKT), njoftuan për organizimin e një proteste nga hotelierët në Sheshin e Pavarësisë në Podgoric[ të Premten në orën 11:30 të mëngjesit.  Siç thuhet në deklaratë,e cila është nënshkruar nga kryetari i asamblesë së Shoqatës së Hotelirëve të Podgoricës, Mirosllav Sqepanoviq, atyre do t’u bashkohen në protestë kolegë nga e gjithë Mali i Zi. Të rikujtojmë seISHP njoftoi se shkollat dhe objektet hotelierike në Podgoricë, Budva,Ulqin dhe Cetinjë do të mbyllen nga mesnata 6 nëntorit dhe kjo masë do të zgjasë të paktën 14 ditë.  

SHARE