PROGRAMI EKONOMIK SHTETËROR DO TË BËHET PLATFORMË PËR INVESTIME

Programi individual i investimeve, i cili ua mundëson investitorëve që më investime në Mal të Zi,  të aplikojnë për shtetësinë malazeze, duhet të kenë efekte të fuqishme shumëzuese në ekonomi, të bëhen burim i rëndësishëm i të ardhurave dhe të kenë platformë investimi, vlerësoi Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

“Me një fushatë të mirë-projektuar, është e mundur të tërheqim vëmendjen e biznesmenëve të shquar të cilët do të pranonin të rivendosnin selinë e kompanive të tyre”, tha Gjukanoviq në Konferencën Globale mbi rezidencën dhe shtetësinë në Dubai, të organizuar nga kompania Henley & Partners.

Kjo, siç vlerëson ai, jo vetëm që do të rrisë sasinë e investimeve, por do të përmirësonte imazhin e Malit të Zi dhe do të rriste standardet e biznesit.

SHARE