REGJISTROHEN 11 VIKTIMA, 410 RASTE TË REJA

Në Mal të Zi, 11 persona vdiqën nga pasojat e lidhura me infeksionin SARS-CoV-2. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftoi se gjithsej 410 raste të reja pozitive të infeksionit u diagnostikuan dje. Siç u njoftua, viktmat ishin nga këto komuna: Plevla (3), Podgorica (2), Tivari (2), Ulqini (1), Bijello Pole (1), Pluzhine (1) dhe Kotorri (1). Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin Covid-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1,954. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 643 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e sapo zbuluara, si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive të Covid-19 në Mal të Zi është 5,911. Në Tuz janë shënuar 8 raste të reja dhe aktualisht gjithsejit raste aktive në këtë komunë janë 55.

SHARE