NESËR, PREZANTIMI I RAPORTIT TË KE PËR MALIN E ZI PËR KËTË VIT

Raporti i Komisionit Evropian (KE) mbi Malin e Zi për vitin 2020 dhe Plani Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor do të paraqiten nesër në Qendrën e Informimit të BE-së në Podgoricë. Siç u njoftua nga Delegacioni i Bashkimit Evropian (BE) në Mal të Zi, në 4:30 pasdite, do të organizohet një transmetim i drejtpërdrejtë i konferencës për shtyp të Komisionerit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varheli në Bruksel për përfaqësuesit e mediave malazeze.

SHARE