GJUKANOVIQ: EVROPA E BASHKUAR ËSHTË KUADRI MË I MIRË PËR STABILITET  

Evropa e Bashkuar është kuadri më i mirë për konkurrencën globale dhe stabilitet, u vlerësua në takimin e Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe Ministres për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë, Karin Knajsl.

Nga Shërbimi Informativ i Presidentit të MZ, u kumtua se Gjukanoviq theksoi angazhimin e Austrisë për zhvillimin e marrëdhënieve në Evropën Juglindore, e cila, siç tha ai, ishte e dukshme përmes dialogut të shpeshtë me Malin e Zi në të gjitha nivelet.

Ai tha se pret përparim edhe më të mëtejshëm të mbështetjes austriake ndaj Malit të Zi në aspektin e integrimit gjatë presidencës aktuale austriake të Bashkimit Evropian.

“Mali i Zi po përpiqet të jetë promotor i mirë i vlerave evropiane në Ballkan”, tha Gjukanoviq duke theksuar se, pavarësisht nga dinamika e procesit të pranimit, evropianizimi i shoqërisë malazeze është proces i pakthyeshëm.

Knajsl konfirmoi angazhimin e Austrisë për të vazhduar mbështetjen për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Ajo tha se rajoni tashmë është pjesë e Evropës dhe e sistemit evropian të vlerave, por që adaptimi i mëtejshëm i standardeve duhet të bëhet  edhe pjesë e BE-së.

“Në këtë kuptim, llogaris në  bashkimin e rajonit e cila do të  sigurojnë perspektivën e anëtarësimit në Bashkim, por edhe perspektivën për vetë Bashkimin”, deklaroi Knajsl.

SHARE