MINISTRI DUKAJ DËNON NDËRPRERJEN E SHFAQJES SË FILMIT “LEJLEK”

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministri i Adminstratës Publike Marash Dukaj ka reaguar ashpër ndaj aktit  jo civilizues të ndërprerjes së shfaqjes së filmit „LEJLEK“ në Podgoricë. 

Ai tha se liria e shprehjes artistike dhe respektimi i gjuhës shqipe, e cila është në përdorim zyrtar në Mal të Zi, përbëjnë themelet e shoqërisë sonë multietnike.

„Institucionet duhet të reagojnë me vendosmëri dhe të sigurojnë që sulme të tilla ndaj demokracisë dhe diversitetit kulturor të mos përsëriten më kurrë. Përfaqësuesit politikë shqiptarë në pushtetin aktual janë aty për të mbrojtur demokracinë dhe karakterin multietnik të Malit të Zi prandaj nuk duhet të mbetemi pa reagimin e organeve kompetente,“ tha ministri i Adminstratës Publike Marash Dukaj.

SHARE