DELEGACIONI I BE-së I SHQETËSUAR PËR INCIDENTIN NË “XHADA FEST”

Foto: CDM

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi ka shprehur shqetësim të thellë për ndërprerjen e dhunshme të shfaqjes së filmit “Lejleku”, gjatë “Xhada Film Fest-it”.

Në një reagim zyrtar, të publikuar në platformën X (ish-Twitter), Delegacioni njofton se ky festival ishte financuar edhe nga vetë Bashkimi Evropian, dhe thekson rëndësinë e lirisë artistike në një shoqëri demokratike.

 “Liria e shprehjes artistike është pjesë përbërëse e lirisë së fjalës dhe një nga vlerat thelbësore të demokracisë,” thuhet në deklaratë.

Reagimi i BE-së vjen në një kohë kur opinioni publik dhe përfaqësuesit politikë në Mal të Zi kanë ngritur zërin kundër këtij incidenti, duke kërkuar reagim të menjëhershëm institucional dhe mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe të drejtave të pakicave.

SHARE