DAMJANOVIQ: PËRFAQËSUESVE TË RRJETIT DIPLOMATIK NË MAL TË ZI U JEPEN INFORMACIONE TË PASAKTA; ABAZOVIQ: QËLLIMI ËSHTË QË VENDI TË ZHYTET NË BORXHE TË TEPËRTA

Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, në fillim të seancës së 64-të të Qeverisë ka paralajmëruar se do të përgatisë informacione për gjendjen reale të financave publike në mënyrë që të parandalohet që rrjetit diplomatik në Mal të Zi t’i shpërndahen informacione të gabuara.

Kryeministri Dritan Abazoviq tha se Qeveria e 43-të ka shumën më të vogël të borxhit në Mal të Zi që nga pavarësia dhe se 190 milionë euro janë aktualisht në arkën e shtetit.

Sezoni turistik në Mal të Zi, siç shton Abazoviq, ishte një faktor kyç, së bashku me efektet ekonomike.

“Presim edhe një postsezon të mirë dhe mendojmë se ky sezon do të jetë rekord. I kuptoj qëllimet e tyre, janë të natyrës politike, synimi është që vendi të marrë shumë borxhe, por theksoi që qeveria e 43-të ka shumën më të vogël të borxhit në Mal të Zi që nga pavarësia, dhe këto janë çështje faktike. Gjendja e borxhit publik në nivelin 50 për qind nuk e kemi pasur në 15 vitet e fundit”, tha kryeministri.

Ai iu referua rënies së numrit të pasagjerëve në trafikun ajror:

“Kemi 14 për qind më pak trafik në krahasim me vitin 2019, por kemi humbur tregun e Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës. Mendoj se duhet ta zgjidhim çështjen e aeroportit dhe të gjithë infrastrukturës”, tha Abazoviq në seancën e 64-të të Qeverisë.

Në seancë, qeveria mbështeti kandidaturën e Riadit për organizimin e Ekspozitës Botërore 2030 (EXPO) në nëntor 2023.

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Vasilije Llallosheviq, theksoi se kanë pëlqim dhe fonde për bashkëfinancimin e punës së Komisionit Antidoping.

Abazoviq ka uruar edhe një herë ekipin malazez të basketbollit për fitimin e vendit të 11-të në Mundobasket në Manilla.

“Duhet të mbështesim aleanca të tjera, por vështirësi paraqet edhe mosfunksionimi i Kuvendit”, tha ndër të tjera kryeministri.

SHARE