NUMRI MË I MADH I GJOBAVE ËSHTË SHKRUAR NË ULQIN, PËR SHKELJE TË NDALESËS PËR PUNË TË DIELAVE

Vishnja Orban, ndihmës drejtoreshë e Drejtorisë për punë të inspektimit, tha se katër inspektime në bregdetin e Malit të Zi kanë shkruar gjoba në shumë prej 2 milionë e 200. Ajo në emisionin “Link” të Radiot të Malit të Zi tha se më së shumti gjoba janë shkruar në Ulqin, ndërsa më të paktat janë shkruar në Kotorr. Në bregdet ka pasur katër inspektime – turistike, punëtore, tregu dhe sanitare. “Në bregdetin malazez 38 inspektorë të punësuar dhe 36 rezidentë kanë kryer 9.5 mijë kontrolle dhe janë shkruar urdhra në vlerë prej 2 milionë e 200. Janë paraqitur rreth 20 kërkesa për fillimin e procedimit kundërvajtës dhe janë vulosur objektet që nuk kanë pasur leje pune”, tha Orban. Më së shumti urdhër për kundërvajtje janë shkruar në Ulqin. “Në Ulqin janë shkruar 1,980 inspektime, në Budvë 2,200. Në Ulqin janë shkruar 603 mijë gjoba. Më pak vendime për kundërvajtje janë shkruar në Kotorr, 225 mijë”, tha ajo. Orban potencoi se më së shumti është shkelur ndalimi për të punuar të dielave.

SHARE