Me shkatërrimin e kontrabandës së cigareve shkatërrohet edhe piramida e kontrabandës së kokainës dhe ndikimi i strukturave të caktuara në Mal të Zi, tha kryeministri në mandat teknik Dritan Abazoviq, i cili mëngjesin e sotëm ishte në Prokurorinë Speciale të Shtetit, ku prezantoi skemën e kontrabandës së cigareve në Mal të Zi, skemën e personave dhe kompanive të lidhura me to. Siç u tha gazetarëve pas largimit nga Prokuroria Speciale e Shtetit, në deklaratën e tij ai përmendi emra konkretë dhe pret që “të fillojë një ortek” . Siç tha kryeministri Abazoviq, pret që prokuroria të bëjë atë që është në kompetencë të saj.