Përfaqësuesi i Koalicionit Shqiptar “Bashkë nji za” dhe njëherësh Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi, Mehmet Zenka, tha se është e pranueshme për listën që ai përfaqëson të jetë pjesë qeverisë që do të përfshinte ekspertët dhe Lëvizjes Qytetare URA të Dritan Abazoviq.
Bashkëpunimi me Frontin Demokratik (FD) nuk është i mundur për Zenkën.
Një nga udhëheqësit e FD, Millan Knezheviq, u bëri thirrje partive të pakicave në Malin e Zi të jenë pjesë e koalicionit pas-zgjedhor, duke deklaruar se ata janë të gatshëm që mbi dallimet me pakicat të vendosin një moratorium.
“Për ne, qeveria që do të përbëhej nga URA dhe ekspertët e Dritan Abazoviq është e pranueshme, por të jetë një qeveri ekspertësh e përbërë nga pakicat ku nuk është FD. Me ta kemi ndryshime të mëdha programore dhe nuk shohim që ka ndonjë marrëveshje të mundshme me ta, sepse retorika e ditëve të fundit ka treguar atë nga e cila kishim më shumë frikë,” tha Zenka për Pobjeda.
Ai deklaroi se duhet të presin ende për oferta konkrete dhe së pari të shohim se çfarë kemi në tryezë duke theksuar se nuk kanë marrë ende thirrje zyrtare nga opozita për bisedime.
I pyetur nëse janë të gatshëm të jenë në opozitë nëse nuk arrihet marrëveshja, Zenka thotë se “nuk ju mbetet zgjidhje tjetër”
“Ne jemi pjesë e bllokut për pavarësi dhe kemi rënë dakord të veprojmë së bashku qoftë në pozitë qoftë në opozitë” u shprehë Zenka.