Kryetari i Komunës së Gucisë, Sanel Baliq, ka dërguar një mesazh urimi për qytetarët me rastin e 5 gushtit, Ditës së Komunës.
Baliq theksoi se përkushtimi dhe përpjekja e qytetarëve për ta bërë Gucinë një vend të bukur dhe të këndshëm për të jetuar është i një rëndësie të madhe.
“Puna juaj e përditshme, kujdesi për familjet, ruajtja e traditave dhe kontributi për komunitetin e bëjnë komunën tonë të fortë dhe krenare. Ju jeni zemra dhe shpirti i Gucisë dhe energjia dhe dashuria juaj për këtë zonë na frymëzon të gjithëve që të krijojmë kushte më të mira për të gjithë ne dhe brezat që do të vijnë. Dëshiroj të përgëzoj edhe diasporën tonë të shumtë, e cila është e përhapur në të gjitha kontinentet. Dashuria juaj për vendlindjen tuaj dhe mbështetja e vazhdueshme që ofroni na bëjnë krenarë dhe po ashtu na motivojnë që të punojmë në përmirësimin e komunës sonë. Kontributi juaj është i paçmuar dhe ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për përpjekjet tuaja”, tha Baliq.
Festa qendrore dhe seanca solemne e Kuvendit Komunal u mbajt në ora 18:00 në sheshin e Ali Pashës.