NË QENDRAT E COVID-it NË PODGORICË DERI NË 500 EKZAMINIME NË DITË

Në qendrat e Covid në Podgoricë, çdo ditë ekzaminohen 350 deri në 500 pacientë me simptoma të virusit korona, tha mjekja Ajsha Rashlanin-Kallaç duke deklaruar se tani janë të angazhuar gjashtë mjekë të ndarë në dy turne. Ajo në emisionin “Mirëmengjes Mali i Zi” në TVMZ ka bërë të ditur se do të ketë nga 300 deri në 400 raste të reja pozitive.Ata kanë angazhuar ekipe në terren për vizita në shtëpi. Ajo shpjegon se si pacientët duan të testohen në të njëjtën ditë që shfaqen simptomat, duke çuar në një numër të madh të rezultateve të rreme negative të testit. “Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me ISHP-në, një ekip i gatishmërisë ekziston gjithmonë, dhe mjeku ka të drejtë ta drejtojë pacientin në testet PCR nëse e sheh të nevojshme”, shpjegoi Rashlanin-Kallaç. Pas ekzaminimit caktohet terapia për pacientët, duke theksuar se pamjet klinike të të infektuarve janë shumë më të lehta. 

SHARE