DUKAJ: PËRMIRËSIM I OFRIMIT TË SHËRBIMEVE PËR QYTETARËT

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj së bashku me bashkëpunëtorët e tij sot ka vizituar komunën e Plavës dhe gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Plavës, Nihad Canoviq është biseduar për funksionimin e kësaj komune, si dhe për modalitetet për përmirësimin e bashkëpunimit me ministrinë e linjës. Dukaj tha se Ministria është e përkushtuar për procesin e decentralizimit dhe forcimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale në Mal të Zi dhe reformimin e administratës publike me qëllim të krijimit të një administrate më efikase dhe ekonomike të orientuar drejt qytetarëve. Ai theksoi se Ministria e Administratës Publike në vazhdimësi është duke punuar në thellimin e bashkëpunimit dhe zgjidhjen e problemeve që rëndojnë punën e vetëqeverisjes lokale dhe se dyert e Ministrisë do të jenë gjithmonë të hapura sa i përket krijimit të një administrate të orientuar drejt qytetarëve. Canoviq përshëndeti vizitën e ministrit të Administratës Publike në komunën e Plavës dhe e njohu atë me projektet zhvillimore aktuale dhe planet dhe aktivitetet e ardhshme për përmirësimin e mëtutjeshëm të punës së komunës.

SHARE