SHPALLET I PAVLEFSHËM MANDATI I KRYETARIT TË ZGJEDHUR TË BASHKISË SË HIMARËS, ALFRED BELERI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) ka vendosur të shpallë të pavlefshëm mandatin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Alfred Beleri, i dënuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i Shqipërisë shqyrtoi në seancën e sotme vlefshmërinë e mandatit të Belerit, i propozuar nga subjekti zgjedhor opozitar koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

I pranishëm në seancë i shoqëruar nga forcat e policisë ishte edhe Beleri, i cili gjatë fjalës së tij theksoi se “duket qartë që nuk ka bazë ligjore për shqyrtimin e sotëm”.

“Unë duhet të betohem dhe të më shkarkojnë, ashtu siç thotë ligji dhe Kushtetuta”, tha Beleri.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i Shqipërisë, Ilirjan Celibashi, vendosi të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, në Qarkun e Vlorës, Alfred Beleri, për shkak të dënimit të tij.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekreton zgjedhjet për kryetar bashkie në bashkinë Himarë.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z.Bajram Begaj thirri në konsultë z. Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve për t’u informuar lidhur me kapacitetet dhe gadishmërinë e institucionit menaxhues të zgjedhjeve, për zhvillimin e zgjedhjeve në këtë bashki, brenda kornizës kalendarike të Kodit Zgjedhor.

Pas kësaj konsulte, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z.Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht 2024 për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në bashkinë Himarë, si alternativa më e mirë që pajton nevojën për përgatitjen dhe zhvillimin e një fushate të rregullt zgjedhore dhe nevojën për përgatitjen optimale të administratës zgjedhore, me kushtet, rrethanat dhe ngarkesën që sjell sezoni turistik për bashkinë Himarë, si njësi bregdetare e qeverisjes vendore.

SHARE