NGA SOT FLUTURIMET NË LINJËN BAKU-TIVAT FUNKSIONOJNË DY HERË NË JAVË

Linja ajrore Baku-Tivat do të operojë dy herë në javë, njoftoi sot Qeveria e Malit të Zi.

Kështu është bërë e ditur sot në takimin e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili sot në Baku është takuar me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Abazoviq theksoi dëshirën për forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe të bashkëpunimit të përgjithshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për përmirësimin e infrastrukturës, investimet e huaja direkte, fushën e energjisë dhe turizmit.

Siç thuhet nga Qeveria, në takim është biseduar edhe për investime të reja potenciale të Azerbajxhanit në Mal të Zi sa i përket turizmit.

SHARE