NGA SOT BILETAT PËR PARQET KOMBËTARE JANË NË DISPOZICION EDHE ONLINE

Nga sot, adhuruesit e natyrës dhe parqeve kombëtare mund të blejnë online bileta ditore për parqet kombëtare Durmitor, Biogradska Gora, Liqeni i Shkodrës, Lovqen, Prokletije dhe Kopshti Botanik Dullovina në Kollashin, njoftuan nga Parqet Kombëtare të Malit të Zi.

Gjithashtu në dispozicion është  edhe blerja e biletës vjetore online me çmimin 13.50 euro, me të cilën të gjithë të interesuarit mund ta përdorin në numër të pakufizuar, për të vizituar të pesë parqet dhe kopshtet gjatë vitit kalendarik.

“Në përputhje me trendet botërore dhe përmes shkëmbimit të njohurive dhe përvojës me zonat e tjera të mbrojtura, menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike për Parqet Kombëtare të Malit të Zi ka punuar me përkushtim që nga fillimi i vitit 2023 për të krijuar shërbime dhe përmbajtje të reja në parqe me qëllim për të mbrojtur dhe promovuar zonat më të vlefshme të vendit”, thuhet në deklaratë.

SHARE