ABAZOVIQ: NUK KA RËNDËSI MADHËSIA E SHTETIT, POR DËSHIRA PËR TË PROMOVUAR VLERAT UNIVERSALE

Në një shoqëri globale nuk është e rëndësishme sa i madh është një vend, por sa e madhe është dëshira për të promovuar vlerat universale, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ai foli në ceremoninë e hapjes së takimit ministror të Byrosë Koordinuese të Lëvizjes së Jo-Angazhimeve, e cila mblodhi së bashku 138 vende.

Abazoviq tha se duke qenë menjëherë pas Presidentit Ilham Aliyev pati fjalën e rastit, Azerbajxhani tregoi respekt të madh për Malin e Zi.

“Ne kemi ardhur si vend vëzhgues, i cili nuk është anëtar i plotë, por një vend që përfaqëson vlerat universale, promovon paqen dhe stabilitetin kudo. Qëllimi është të dërgojmë mesazh se nuk është e rëndësishme madhësia e vendit, as numri i banorëve, e rëndësishme është dëshira dhe energjia për të ndryshuar gjërat për mirë dhe për të promovuar vlerat universale”, tha Abazoviq.

SHARE