TË PREMTEN NË SEANCËN E QEVERISË SË MALIT TË ZI, VOTIMI I MARRËVESHJES THEMELORE ME KOS

Ministri i Bujqësisë, Vladimir Jokoviq, ka bërë të ditur se të premten në seancën e Qeverisë së Malit të Zi do të votohet për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe (KOS), e cila, siç tha ai, është e vetmja kishë kanonike në vendin tonë. Ai këtë e ka bërë të ditur në Kuvend si kundërpërgjigje ndaj deputetit të së djathtës së Malit të Zi, Marko Millaçiq, i cili i ka kujtuar atij informacionin e mëngjesit të sotëm se Qeveria dhe Kisha Ortodokse Malazeze duhet të nënshkruajnë Marrëveshjen Themelore. Ai tha se “kjo është një qeveri e pajtimit dhe një qeveri pro-evropiane” që do të vazhdojë të punojë siç është rënë dakord, sipas prioriteteve që PSP vendosi të jetë pjesë e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi. Qeveria nuk duhet të ngutet me vendimin për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, vlerësoi presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, duke shtuar se çdo qeveri duhet të ndjekë interesat e vendt. Ai tha se pret që Qeveria ta shqyrtojë këtë çështje në mënyrë të përgjegjshme dhe të marrë një vendim bazuar në procedurat e përfunduara që do të jenë në interes të Malit të Zi. 

SHARE