Busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeut është vendosur në parkun kombëtar të Budapestit në Hungari. Busti është inagurua këtë të hënë me një ceremoni zyrtare ku mori pjesë presidenti i Shqipërsisë Ilir Meta, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe homologu i tij hungarez. Busti i Skenderbut i punuar me kujdes nga skulptori Agim Rada është vendosur përballë bustit të bashkëkohësit të tij, heroit të Hungarisë, Janosh Huniadit. Është dashur 20 vite për të mbërritur te kjo ditë tha Veliaj pasi kjo iniciativë ka nisur që në kohën e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës me kryetarin e Bashkisë së Budapestit atëherë.