Foto: AP
Të paktën dhjetë persona janë vrarë më 5 qershor si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës, ka njoftuar Agjencia për Mbrojtje Civile në këtë territor.
Sipas zëdhënësit të agjencisë, goditjet kanë shënjestruar një zonë ku ishin strehuar persona të zhvendosur në Han Junis, si dhe disa shtëpi në Qytetin e Gazës dhe në Deir el-Balah.
Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende mbi këto raportime. Izraeli ka intensifikuar ofensivën e tij ushtarake me qëllim të mposhtjes së Hamasit, grupi palestinez që konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Ofensiva është pjesë e reagimit ndaj sulmit të 7 tetorit 2023, kur Hamasi kreu një sulm të paprecedent ndaj Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer afro 250 të tjerë.