Mjaftoi një deklaratë e njërit prej prodhuesve kryesorë të naftës në botë, Arabisë Saudite se do të zvogëlojë me një milion fuçi në ditë, sasitë e prodhimit, përgjatë muajit korrik që kuotimi i arit të zi të merrte një hov të menjehershëm mëngjesin e sotëm.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit menjehere me 2.4 për qind, dhe një fuçi u shit për 77 dollarë.
Nga 10 milionë fuçi në ditë, sauditet tani do të pordhojnë do t’i prodhojë 9 milionë fuçi.
Pjesëtarë tjerë të grupit të shteteve që prodhojnë naftë, OPEC+, janë pajtuar për tkurrje të prodhimit me qellimin te stabilizohen çmimet.
Vendet e OPEC+ zotërojnë gati 40 për qind të naftës së papërpunuar, dhe vendimet e tyre mund të kenë ndikim të madh mbi cmimet e naftës. OPEC+ e ka beret e qarte se synon që prodhimi të ulet në 1.4 milion fuçi në ditë, prej vitit 2024.
Vendimi i fundit u mor pas një takimi 7 orësh që patën anëtaret e grupit të djelën. Çmimet e naftës pësuan rritje të ndjeshme kur Rusia nisi luftën në Ukrainë, vitin e kaluar, megjithatë së fundi ndaluan në nivelet e para nisjes së konfliktit.
Të dielën, ministri saudit i Energjisë, Princi Abdulaziz bin Salman, ka thënë se zvogëlimi i sasisë së shtetit të tij për një milion fuçi në ditë, mund të shtyhet edhe përtej korrikut, me qëllimin të arrihet një qëndueshmeri e tregjeve financiare.