6 Sekretet Për Një Jetë Të Gjatë Dhe Të Shëndetshme

Nuk është më një sekret se regjimi ushqimor dhe stërvitja janë çelësi për të jetuar një jetë të gjatë të shëndetshme, por lista nuk ndalet me kaq.

AgroWeb.org bazuar në këshillat e ekspertëve më të mirë botërorë të shëndetit, ndan me ju këshillat e tyre për mënyrat më të lehta të cilat ndikojnë në jetëgjatësinë tuaj.

Mbroni shëndetin e zemrës

Nëse dëshironi të jetoni gjatë atëherë gjëja e parë që duhet të bëni është të mbroni dhe përmirësoni shëndetin tuaj kardiovaskular.

Këshillat për këtë janë:

Ndiqni një regjim ushqimor të pasur me fruta, perime dhe bishtajore.

Konsumoni më pak produkte shtazore dhe ushqime të përpunuara.

Jini fizikisht aktiv. Kryeni të paktën 150 minuta ushtrime gjatë gjithë javës.

Flini 7 ose 8 orë gjumë në natë.

Mbani një peshë të shëndetshme.

Mbani nën kontroll dhe në nivele optimale kolesterolin, sheqerin në gjak dhe presionin e gjakut. Të gjitha vijnë si rezultat natyral i aktivitetit fizik dhe ushqimit të shëndetshëm.

Ushtrohuni

Ushtroni të paktën 30 minuta çdo ditë. Sidomos nëse keni presion të lartë të gjakut ose diabet.

Gjithashtu ngritja e peshave ose përdorimi i shiritave të rezistencës, ushtrime që ndihmojnë për forcimin e muskujve, kanë treguar se reduktojnë rrezikun e vdekjes së parakohshme me 10- 17%”.

Lini duhanin

Një nga mënyrat më të thjeshta për të jetuar më gjatë është të lini duhanin.

Nëse nuk pini duhan, të jetosh më gjatë dhe më shëndetshëm zakonisht varet nga zgjidhja më e dukshme që është mënyra e të ushqyerit. Regjimi ushqimor mesdhetar është ai që të gjithë ekspertët sugjerojnë dhe preferojnë.

Konsumoni më shpesh kërpudha

Kërpudhat janë i vetmi burim ushqimor i një aminoacidi të fuqishëm me veti antioksiduese dhe anti-inflamatore me emrin L-ergothioneine (shkurtimisht ERGO).

Sipas disa studimeve, konsumi i lartë i kërpudhave ka të ngjarë të shpjegojë pse vende si Franca, Irlanda dhe Italia, kanë jetëgjatësi relativisht të lartë. Kjo ka bërë që disa shkencëtarë ta quajnë ERGO ‘vitamina e jetëgjatësisë”.

Kufizoni proteinat shtazore

Tashmë është e vërtetuar se duke reduktuar konsumin e proteinave që gjenden tek produktet shtazore, ju mund të jetoni më gjatë.

Duke u fokusuar në një regjim ushqimor me bazë bimore, ju mund të rrisni jetëgjatësinë tuaj.

Merrni fitonutrientët e nevojshëm për organizmin

Fitonutrientët si resveratroli dhe kuercetina mund të kenë efekte të fuqishme në shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj.

Resveratroli, i cili gjendet në ushqime si rrushi, vera, boronicat, kikirikët dhe kakao,ka treguar se përmirëson cilësinë e jetës.

Kuercetina, e cila gjendet në ushqime si mollët, qepët dhe lakra jeshile, shoqërohet me rritjen e jetëgjatësisë. Ajo gjithashtu ka efekte neuroprotektive dhe anti-inflamatore në trup. /AgroWeb.org

SHARE