Instituti i Shëndetit Publik ka miratuar zyrtarisht organizimin e mbrëmjeve të maturës dhe gjysëm-maturës, u njoftua në llogarinë Twitter të Ministrisë së Arsimit.
Në mënyrë që të organizohen këto mbrëmje, është e nevojshme t’i përmbahen masave që lidhen me tubimet.
“Ne besojmë se shkollat dhe të rinjtë do të jenë të kënaqur me këtë lajm, por gjithashtu tregojnë përgjegjësinë e tyre edhe një herë. Paçi fat dhe gëzoni festimin e daljes nga shkolla,” thuhet në njoftimin e Ministrisë.