BOSHKOVIQ: GJITHMONË TË GATSHËM PËR TË MBROJTUR MALIN E ZI CIVIL

Për të tretin vit radhazi, Mali i Zi po dëshmon të jetë një aleat i përkushtuar dhe i besueshëm i NATO-s, për të cilin jam jashtëzakonisht krenar, njoftoi Ministrin e Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, në llogarinë e tij në Twitter.

“Ne vazhdojmë me këtë ritëm, të sigurt dhe gjithmonë të gatshëm për të mbrojtur Malin e Zi civil dhe modern,” shkroi Boshkoviq.

Të rikujtojmë se në këtë ditë në 2017, Mali i Zi u bë një anëtar i plotë i aleancës së NATO-s.

SHARE