PËR MOS MBAJTJEN E MASKËS DHE MOSRESPEKTIMIN E DISTANCËS FIZIKE, GJOBË DERI NË 20.000 €

Qeveria propozoi dje miratimin e ndryshimeve në Ligjin për mbrojtjen e njerëzve nga sëmundjet infektive, i cili parashikon gjobitje që shkojnë nga 100 deri në 20,000 euro për mosrespektimin e masave të distancës fizike midis dy personave dhe mbajtjen e maskave.

“Për veprën penale nga paragrafi 1, pika 4 e këtij neni, sipërmarrësi gjobitet me 100 Euro deri në 2,000 EUR. Një gjobë prej 2,000 deri në 20,000 EUR do t’i vlejë për persona juridik për mosrespektimin e masës së detyrueshme të distancës fizike midis personave gjatë qëndrimit të tyre dhe mos sigurimin e pajisjeve mbrojtëse personale të maskës për punonjësit e ndërmarrjeve që ofrojnë shërbime tregtare, shërbime hotelieri, sallone parukeri , sallone bukurie,” parashikuar nga ndryshimet e propozuara në ligj.

Pas zbutjes së masave, taksistët, parukierët dhe sallonet e bukurisë, bastoret, dyqanet e mallrave të konsumit, qendrat e fitnesit, shkollat për makinë, filluan të punojnë dje.

SHARE