Nëse po kërkoni një ëmbëlsirë të lehtë në shije dhe shumë të thjeshtë në përgatitje, atëherë lexoni recetën më poshtë.
Dihet që çdo gatim e kryesisht ëmbëlsirat, ku një ndër përbërësit kryesorë janë frutat, siç është në këtë recetë edhe avokado, shija do të jetë e mrekullueshme.
Kjo ëmbëlsirë e veçantë do t’ju kërkojë shumë pak kohë në përgatitje dhe do të kënaqë nepsin tuaj, por jo vetëm!
Vlerat ushqyese të avokados do të pasurohen nga kombinimi me mjaltë dhe kanellë.
Të gjithë përbërës që luftojnë inflamacionin, kanë veti të forta anti bakteriale dhe ushqejnë zemrën.
AgroWeb.org ju fton të zbuloni më poshtë mënyrën e saktë dhe shumë të lehtë të përgatitjes së saj.
Përbërësit
1 avokado mesatare
1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë çaji kanellë
1 lugë gjelle fara luledielli
Përgatitja (për dy persona)
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete filloni duke hequr lëkurën e avokados dhe duke e ndarë atë në dy pjesë.
Për të hequr farën e avokados mjafton të përdorni një lugë.
Një mënyrë tjetër që kërkon më shumë aftësi është ta hiqni me kujdes me ndihmën e një thike të mprehtë.
Kjo bëhet duke e ngulur tehun në farë dhe duke e përdredhur, në fund mjafton ta tërhiqni nga gjysma e avokados.
Pas këtij hapi vazhdoni duke spërkatur të dy gjysmat me mjaltë, kanellë dhe në fund me farat e lulediellit.
Kaq mjafton që ta ktheni avokadon tuaj në një vakt të shpejtë, të ëmbël dhe plot vlera ushqyese./AgroWeb.org