FFK njofton që përfaqësuesit e UEFA-s dhe FIFA-s kanë arritur në Kosovës, do të marrin pjesën në Kuvendin Zgjedhor

FFK do të mbajë Kuvendin e Rregullt Zgjedhor nesër (e mërkurë) më 6 prill, ku do të zgjidhet kryetari i saj për një mandat të ri katërvjeçar.

Për kryetar të FFK-së kanë kandiduar Agim Ademi dhe Gramoz Vokrri, por ky i fundit ka rënë nga gara, pasi sipas Komisionit për zgjedhje në FFK kishte probleme me nënshkrimet.

Kuvendi që do të mbahet nesër është cilësuar nga opozita e FFK-së si i jashtëligjshëm, pasi sipas tyre nuk janë respektuar afatet.

Sot FFK ka njoftuar se në Kosovë kanë arritur dy përfaqësues të UEFA-s dhe dy përfaqësues të FIFA-s.

“Dy përfaqësues të UEFA-s dhe dy përfaqësues të FIFA-s kanë arritur në Kosovë”.

“Ata do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit të Rregullt Zgjedhor të FFK-së dhe do t’i drejtohen delegatëve të Kuvendit me nga një fjalë rasti”.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FFFKKosova%2Fposts%2F4785689388226415&show_text=true&width=500

“Punimet e Kuvendit do të mbahen nesër në selinë e FFK-së në orën 11:00”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Që Kuvendi të mbahet të pranishëm duhet të jenë 2/3 e delegatëve, që janë 58 të tillë. /Telegrafi/

SHARE